Amal dhe George Clooney u bënë prindër për herë të parë këtë vit. Avokatja e njohur solli në jetë binjakët që duket se ia kanë lumturuar shumë jetën çiftit të famshëm.

Amal dhe George kanë preferuar që t’i mbajnë (s’e dimë për sa kohë) të distancuar nga jeta publike vogëlushët e tyre. Edhe vetë ata nuk janë shfaqur shumë shpesh, duke preferuar që këtë periudhë të bukur të jetës së tyre ta shijojnë në privatësi.

Gjithsesi ata nuk jetojnë të izoluar, dhe janë fotografuar teksa me siguri po shkonin për të luajtur tenis. E veshur sportive, Amal dukej mjaft në formë dhe elegante.

Por si gjithmonë ndjekësit e çiftit nuk e lënë të qetë dyshen e famshme. Ata e kanë “kryqëzuar” partneren e aktorit, pasi sipas tyre është shumë e dobët. Juve si ju duket Amal?