Media ka siguruar pak minuta më parë, disa foto të makinave të kreut të opozitës Lulzim Basha dhe ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi të parkuara ngjitur me njëra tjetrën, pranë Restorant “Piaca”.

Nga verifikimet tona rezulton, se as veç e veç dhe as së bashku, dy politikanët e lartë të opozitës dhe asaj mazhorancës nuk janë brenda ambienteve, të “Piaca”. Zona ku kanë zbarkuar Basha dhe Peleshi  përveç restorantit të njohur ka edhe shumë “qoshe” të tjera, ku mund të zhvillohen takime të tilla që përbëjnë gjithmonë lajm.