Qeveria ka shkarkuar Sasho Stefanovskin nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe në vend të tij ka emëruar Den Donçevin.

Den Donçev është ish funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, ku ishte edhe sekretar gjeneral i partisë deri në kohën kur kryetar u bë Nikolla Gruevski më 2003.

Më vonë, Donçev ndahet nga Gruevski duke iu bashkuar Lube Boshkovskit në partinë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte bartës i listës së koalicionit “VMRO për Maqedoninë” e përbërë nga partitë e Lube Boshkovskit, Lubço Georgievskit dhe Stojanço Angelovit, përkatësisht nga partitë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, VMRO-Popullore dhe “Dinjiteti”.