Barcelona kishte qenë shumë pranë transferimit të Inigio Martinez, por tashmë negociatat kanë përfunduar pa sukses me Real Sociedad

Drejtori i Real Sociedad, Loren Juarros e ka pranuar se Barcelona ka pyetur për Inigio Martinez, por ka thënë se ata nuk janë të gatshëm ta shesin.

Ai po ashtu tha se lojtari është i pashitshëm, pavarësisht se Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë ofertë.

“Është e vërtetë, Barcelona ka pyetur për Martinez. Ata kanë treguar interesim për lojtarin, por nuk kanë bërë ndonjë ofertë”, tha Juarros për Goal.com.

“Sociedad nuk ka qëllim ta shes Martinezin, i cili është i pazëvendësueshëm. Ne nuk duam ta shesim”.

Nëse Barcelona e dëshiron seriozisht mbrojtësin spanjoll, atëherë duhet të paguajë 32 milionë euro, aq sa është edhe klauzola.