Barcelona ka marrë një goditje të madhe par ndeshjes ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk mund të llogarit në shërbimet e mesfushorit Andres Iniesta, për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

 Iniesta sot nuk është stërvitur me skuadrën shkaku i një lëndimi dhe nuk do të mund të luajë nesër, shkruan AS.

Në vend të tij pritet të luajë mesfushori spanjoll Sergi Roberto.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nou, Reali e kishte fituar me rezultat 3:1.