Barcelona ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon momente nga fitoret e saj më të mëdha në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku sot do të përpiqet të përmbysë humbjen 1-3 ndaj Realit në “Camp Nou”.

Në prag të ndeshjes së kthimit të vlefshme për Superkupën e Spanjës, klubi katalanas u ka treguar me një video tifozëve se gjithçka është e mundur.

Secila nga skuadrat do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje sipas Lajmifundit.al. Për Realin do të mungojë Cristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa për Barcelonën do të mungojë kapiteni Andres Iniesta për shkak të një dëmtimi.