Neymar ka paguar vetë prishjen e kontratës me Barcelonën, pas refuzimit nga ana e La Ligas dhe edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i klubit spanjoll.

Barcelona ka konfirmuar se Neymar nuk është më lojtar i tyre, pasi përfaqësues ligjor të brazilianit kanë paguar vetë klauzolën prej 222 milionë eurosh, pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së.

 Kështu, tashmë Neymar mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, teksa Barça ka kërcënuar brazilianin se do ta dërgojë rastin në UEFA, për të parë nëse lojtari ka pasur të drejtë të kërkojë prishjen e kontratës me Barcelonën.

Ky reagim i Neymarit (pagoi vetë klauzolën) erdhi pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së duke bllokuar transferimi.

“Të enjten pasdite përfaqësuesit lidhor të Nyemar Junior kanë vizituar zyrat e klubit dhe kanë bërë pagesë prej 222 milionë euro në emër të lojatrit për prishjen e kontratës ndërmjet palëve”.

“Kësisoj, klubi do t’ia përcjellë UEFA-s detajet e operacionit të sipërpërmendur në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësit disiplinore që mund të rrjedhin nga ky rast”, thuhet më tej në komunikatën për media.