Barcelona zhvilloi dje në “Camp Nou” një ndeshje miqësore kundër skuadrës braziliani të Chapecoense, sfidë që e fitoi me rezultatin 5-0.

Ai që spikati ishte ish-sulmuesi i Milanit, Gerard Deulofeu.

Pas rikthimit te katalanasit, Deulofeu ka mahnitur dje tifozët katalanas dhe pse jo edhe vetë drejtuesit e klubit blaugrana.

Një gol dhe dy asist nga Deulofeu në fitoren e Barçës 5-0 kundër Chapecoense, që mund të ndryshojë edhe fatin e merkatos së katalanasve që tashmë janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Neymar.

Ndoshta, paraqitja e Deulofeu mund të bëjë që Barça të heqë dorë nga kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Neymar, sepse këtë rol mund ta marrë Deulofeu.