Barcelona ka kthyer vëmendjen nga mesfushori fantastik i Nice, Michael Seri

Që prej largimit të Neymar në drejtim të Barcelonës, drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një sulmuesi, por, jo vetëm.

 Ata janë duke kërkuar edhe një mesfushor, me Marco Verrattin si objektivin kryesor.

Por, ky transferim nuk është i mundshëm, duke bërë që drejtuesit e skuadrës të shikojnë edhe objektiva tjera.

Sipas Marca, trajneri i Barcelonës ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Nice, Michael Seri, i cili kushton 35 milionë euro.

Për Serin po interesohen edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Arsenal dhe Roma