Barcelona po kërkon me dëshpërim për një zëvendësues të yllit Neymar, i cili ka braktisur katalanasit për të provuar një aventurë të re te PSG-ja. Dy emrat më të përmendur në medie janë Ousmane Dembele (B. Dortmund) dhe Philippe Coutinho (Liverpool).

Për befasinë e të gjithëve, nënkampionët e Spanjës deri tani nuk kanë qëlluar gjë. Edhe pse për secilin kanë ofruar nga 100 milionë euro, ata kanë marrë vetëm refuzime.

Gjithsesi, kjo gjendje mund të ndryshojë plotësisht. “Diario Gol” njofton se kandidati i tretë është një lojtar i Real Madridit, Marco Asensio! Sa e frikshme është kjo? Pafund, sepse armiqësia ndërmjet dy klubeve është historike. Barcelona, sidoqoftë, nuk shqetësohet për detaje që nuk kanë lidhje me futbollin.