Barcelona ka triumfuar në turneun Joan Gamper, pas fitores së lartë prej 5:0 ndaj skuadrës braziliane Chapecoense

Lojtarët e Barcelonës kanë treguar forcën ndaj skuadrës braziliane Chapecoense, të cilën e mposhtën për trofeun Joan Gamper me rezultat 5:0.

Katalunasit kishin ftuar Chapecoensen për këtë trofe, pas tragjedisë në vitin 2016, ku humbën jetën shumica e lojtarëve dhe stafit teknik.

Në këtë ndeshje, Barcelona ishte e jashtëzakonshme, duke shënuar fitore prej 5:0.

Golat për katalunasit i shënuan Deulofeu, Busquets, Messi, Suarez dhe Denis Suares.

Në këtë takim për 35 minuta luajti edhe mesfushori Alan Raschel, i cili i kishte mbijetuar rrëzimit të aeroplanit.