Barcelona po e kërkon talentin e PSV Eindhoven, Steven Bergwijn

Derisa po mundohen të transferojnë në Camp Nou yjet si: Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Jean Seri e Angel Di Maria, drejtuesit e Barcelonës po synojnë të sjellin në skuadër edhe lojtar të rinj dhe me potencial për të ardhmen.

Sipas Gianlucadimarzio.com, Barcelona ia ka vërë syrin talentin e PSV Eindhoven, Steven Bergwijn, përcjell Express. Barcelona ka zhvilluar bisedime me klubin holandez për 19 vjeçarin.

Barcelona po hulumton mundësinë e transferimit të Bergwijn tani ose në afatin kalimtar të janarit. Ai ka kontratë me PSV Eindhoven deri në vitin 2021.