Nesër (e premte, 18 gusht) nga 14 deri në 14.30 minuta është njoftuar për bllokadën e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë nga organizatorët e bashkësive lokale të fshatrave të Tetovës, Poroj dhe Xhepçishtë, transmeton TetovaSot.

Sipas organizatorëve bllokada është në shenjë proteste dhe pakënaqësie nga mos marrja e masave efektive praktike për rregullimin e shtratit të lumit në Poroj që janë planifikuar apo premtuar dhe për të cilën kanë rënë dakord me qeverinë lokale dhe qendrore.

Gjatë kësaj periudhe, deri sa do të zgjatë bllokada, policia e Tetovës do të marrë masat e duhura për trafik të qetë dhe të sigurt./TetovaSot/