Ballistët janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano.

Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për Itali me 20 autobus dhe janë një numër i madh i tyre në Milano për të përkrahur Shkëndijën.

Ata janë mbledhur në sheshin “Piazza Dome” dhe janë duke bërë atmosferë fantastike para ndeshjes në “San Siro”, ku festës i janë bashkuar edhe shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play Off” të Europa League nga ora 20:45, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet në Shkup javën e ardhshme.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ballistet.1992/videos/1636160326414331/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ballistet.1992/videos/1636160343080996/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]