Tani është momenti i të vërtetës për secilin që ndjen veten Ballist, pasi sytë e Europës do të jenë kah sfida “Kuq e Zi”.
Shkëndija më 24 gusht në teren vendas në Shkup, zhvillon ndeshjen më të madhe në historinë e saj, kur pret AC Milanin. Një ndeshje që me vetë emrin e kundërshtarit që do jetë përballë djemve tanë, tërheq vëmendjen e gjithë opinionit europian. Prandaj vlerësojmë se tani është momenti vendimtar, për të treguar fytyrën e vërtetë në nivel ndërkombëtar.

Tani është koha e veprave dhe jo e fjalëve!
Tani dëshmohet dhe nuk tregohet!
Vend për arsyetim nuk ka, secili që pak ka në zemër ngjyrat e krenarisë tonë, duhet të vijë në stadium dhe të kontribojë për një spektakël që do të mbetet në histori.
Kjo është mundësi unike për të vulosur vlerat tona, të mëdhenj përballë më të mëdhenjëve.
Shkëndija dhe Ballistët, shumë herë kanë dëshmuar se janë një binom i kënaqësisë shpirtërore për ata që dijnë ta shijojnë dhe kësaj rradhe kemi mundësi për të lënë shenjë të re në skenën e tifos për ekipin e zemrës.
Një herë Ballist, përjetë Ballist!
Bashkangjituni në festën tonë të enjten kundër Milanit në Shkup.

#ShkëndijëTëQofshaFalë❤️?
#B92 #StrongAsEver ???