Gareth Bale mendon se Real Madrid e meritoi fitoren kundër Manchester United.

Mbretërit e fituan për të dytin vit radhazi Superkupën e Evropës, duke e mposhtur Manchester Unitedin 2:1 në finalen e zhvilluar në Shkup.

“Normalisht që është e mrekullueshme të shtosh këtë trofe në koleksion. Ishte ndeshje e vështirë, por mendoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam ndeshjen shumë mirë”, deklaroi fillimisht Ronaldo.

“Na ndihmoi që kemi ushtruar në 38 gradë Celsius në Madrid! E kontrolluam lojën dhe e merituam fitoren”, shtoi ai.