Vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, të caktuar për të enjten, mund të dështojë sërish, pasi i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e këtij koalicioni mund të mos marrin fare pjesë në seancë.
Haradinaj insiston se janë në konsulta me AKR-në për ta formuar qeverinë.
Por, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë për KTV se deputetët e AKR-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Sipas Bahtirit, ky është vendim i së martës i kryesisë së AKR-së.