Sevilla shpreson për një rikthim të Carlos Baccas.
Drejtori sportiv i klubit andalizuan Oscar Arias deklaroi se janë duke marrë në konsideratë përforcimin e skuadrës me një sulmues si kolumbiani që njeh ambientin dhe do ti bënte shumë punë skuadrës, edhe pse te Sevilla e dinë që transferimi i tij nga Milani është mjaft i komplikuar.
“Bacca është një lojtar që ne e pëlqejmë, pasi që i dimë cilësitë e tij”, ka thënë Arias.
“Por të shohim nëse mund të gjejmë gjuhën e përbashkët me Milanin”, ka theksuar ai.
Milani nuk llogarit më në sulmuesin kolumbian dhe është në kërkim të një klubi serioz që do të transferojë 30-vjeçarin.