Ish kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot kreut të qeverisë Edi Rama për të bërë një falje publike.

Bëhet fjalë pikërisht për poetin Havzi Nela, për të cilin sot shkruajti edhe Lulzim Basha.

 “Thirrje per ndjese publike drejtuar Edvin Kristaq Rames! Edvin! 29 vjet me pare, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike te poetit Havzi Nela per vargjet e dy strofave te meposhtme.

I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bej thirrje ne kete 27 vjetor t’i lexoni keto vargje dhe t’i kerkoni ndjese publike familjes se te ndjerit Havzi Nela per aktin terrorist te babait tuaj te 27 viteve me pare! “, shkruan Berisha.