Një ngjarje vërtet e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi. David Creato Jr., 23-vjeç ka vrarë vogëlushin e tij 3 vjeç sepse nuk i pëlqente të fejuarës së re.

Motivi i vrasjes së vogëlushit u bë i ditur nga vetë i riu, i cili në dëshminë e tij tha se e fejuara e re nuk i pëlqente fëmijët.

Deklarata e David Creato Jr., ka shkaktuar zemërim të madh në SHBA.

Trupi i 3-vjeçarit Brendan u gjet në një pyll pranë shtëpisë së babait vrasës, në Haddon Township në tetor të 2015.

Hetuesit besuan se pista e vrasjes kishte të bënte ajo e marrëdhënieve familjare.

David thuhet se e ka mbytur të birin sepse e fejuara e tij 17 vjeçe e kërcënonte se do e linte. Ajo nuk u akuzua kurrë nga hetuesit.

Ndërsa David pritet të dënohet më 29 shtator dhe prokurorët do të kërkojnë që ai të vuajë dënimin me 10 vjet burg.