Ky është momenti kur një baba me reflekse të pabesueshme shpëtoi vajzën e tij nga përplasja.

Pamjet e filmuara nga kamera e një tjetër makine tregojnë babin, i cili kalon me vajzën në vijat e bardha.

Pikërisht në këtë moment vihet re një makinë e cila nuk frenon, por vijon rrugën e për paksa nuk i përplas.

Ai menjëherë e ngre vajzën  e tij dhe e shmang përplasjen me një lëvizje të vetme, falë reagimit të tij të shpejtë

Pamjet e videos, vendndodhja e së cilës mbetet ende e paqartë, u bënë shumë shpejt virale.