Jorge, babai i Lionel Messit, ka filluar bisedimet me Manchester City-in, rreth një kalimi të mundshëm të djalit të tij nga Barcelona në vitin e ardhshëm, shkruan Sun.

Messi pritej që të nënshkruante kontratën e re me Barcelonën që do ta mbante në Camp Nou deri në vitin 2021, megjithatë kontrata që pritej të nënshkruhej më parë është vonuar gjatë tërë verës.

Nëse kontrata nuk arrihet fare, atëherë argjentinasi do të ishte lojtar i lirë vitin tjetër.

Global