Një avion i marinsave amerikanë është rrëzuar papritur mbrëmjen e të shtunës në brigjet australiane.

Avioni “MV-22 Osprey”po transportonte më shumë se 25 marinsa nga selia e ushtrisë amerikane në Okinawa të Japonisë.

Mësohet se ekipet ushtarake shpëtuan 23 persona që ndodheshin në bord.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, zyrtarët amerikanë thonë se kanë pezulluar një operacion kërkimi dhe shpëtimi për tre marinsa të zhdukur.

Familjet tyre janë njoftuar, raporton “International Bussines Times”

Rrethanat e incidentit që cuan avionin drejt përplasjes në brigjet lindore të Australisë janë ende nën hetim, tha ushtria një deklaratë