Rrëshqitjet e mëdha të dheut, të shkaktuara nga një rrebesh shiu, e kanë hedhur një autobus në humnerë në shtetin Himachal Pradesh në veri të Indisë, duke i vrarë mbi 40 persona, njoftojnë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit i nxorën 47 trupa të vdekur dje para se operacionet e shpëtimit të shpalleshin të përfunduara, raporton Reuters, përcjell Express.

“Do të kryejmë një operacion konfirmues të shpëtimit nesër në mëngjes, por besohet se të gjitha trupat janë gjetur,” ka thënë Krishan Kumar, zyrtar për marrëdhënie me publik në Zyrën për Kundërpërgjigje ndaj Fatkeqësive Natyrore në këtë shtet.

Incidenti ndodhi në rrethinën Mandi, 431 kilometra në veri të Nju Delhit, të dielën në mëngjes, raportojnë mediat lokale