Serge Aurier ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Tottenham

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Serge Aurier e ka konfirmuar se do të largohet gjatë kësaj vere nga Franca, pasi nuk dëshironte jetë zëvendësues i Dani Alves.

 Ai po kërkohej me ngulm nga dy skuadrat e mëdha si Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Inter, por në fund ka vendosur për një skuadër krejt tjetër.

Sipas L’Equipe, Aurier ka arritur marrëveshje e skuadrën angleze, Tottenham.

Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Kështu Aurier do të jetë blerja e parë e Tottenhamit këtë afat kalimtar.