Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bathore.

Mësohet se rreth 150 gram c4, eksploziv me telekomandë, i është vendosur makinës së presidentit të skuadrës së ‘Kamzës’, Naim Qarrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.