Nuk ka dyshim se nuk mund të jetojmë pa drunj. Ky material përdoret në mijëra produkte të cilat njerëzit i përdorin çdo ditë.

Për fat të keq, shumica e këtyre gjërave, janë përgjegjëse për shpyllëzimin tropikal në shkallë të gjerë.

Zonat më të prekura janë malet e Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Paraguajit, Indonezisë, Malejzisë dhe Guinesë së Re, transmeton Gazeta Express.

Në një situatë të tillë, disa lajme të fundit dolën si lehtësim për të gjithë adhuruesit e natyrës: qeveria norvegjeze nuk do të blejë më produkte që kanë lidhje me shpyllëzimin tropikal.

Kjo nënkupton se parlamenti nuk do t’iu japë më leje kompanive për të prerë dhe shkatërruar malet.

Gjatë viteve të fundit, një numër kompanish kanë vendosur që të ndalojnë prodhimin e produkteve që kontribuojnë në shkatërrimin e pyjeve.

Megjithatë, deri më tani, qeveria nuk ishte përkushtuar seriozisht në këtë. Por tani, Norvegjia është bërë shteti i parë në botë që ndalon tërësisht prerjen e pyjeve.

Duke filluar nga tani, të gjitha produktet që do të prokurohen nga shteti do të duhet të jenë në përputhje me kërkesat e qeverisë.

Norvegjezët iu kanë bërë thirrje edhe shteteve tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë, sidomos Britanisë dhe Gjermanisë.

Pas të gjithave, miliona njerëz përreth botës varen nga pyjet dhe mbrojtja e “Mushkërive të Tokës” është përgjegjësi e të gjitha shteteve.

Për fat të mirë, Norvegjia është duke e bërë hapin e parë drejt drejtimit të duhur.