Presidenti iranian, Hassan Rohani, prezantoi sot në parlament 17 nga 18 postet e qeverisë së ardhshme, pa ndryshime të mëdha dhe ajo që bie në sy pa asnjë grua, raportuan mediat.

I rizgjedhur në maj, Roahani është kritikuar prej disa ditësh nga zyrtarët duke pohuar se ai kishte hequr dorë përfundimisht nga përzgjedhja e grave për drejtimin e ministrive dhe akorduar shumë pak vende reformatorëve që e mbështetën gjatë fushatës.

Kabineti i mëparshëm përfshinte tre nënkryetarë.

Lista e prezantuar në Parlament nuk përfshin emrin e kandidates së propozuar për Ministrinë e Arsimit të Lartë, përcjell Atsh.

Parlamenti do të nisë votëbesimin brenda një jave.

Sipas ligjit, çdo ministër duhet të sigurojë në mënyrë individuale votëbesimin e Parlamentit.