Edhe pre ditë pas vrasjes së biznesmenin kontrovers nga Struga, Dilaver Bojkun ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e krimit. Nga policia e Ohrit për Alsat M thonë se policia në kuadër të Sektorit për punë të brendshme është e fokusuar në mbledhjen e informatave dhe të dhënave në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

“Vazhdojnë aktivitetet me anketimin e qytetarëve dhe marrjen në pyetje të personave të caktuar në stacionin e policisë. Të gjitha këto masa bëhen në bashkëpunim me Prokurorin Publik, i cili jep udhëzime për masa të mëtejshme- tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB-së Ohër.

Nga policia mohojnë raportimet në disa media se Ministria e Brendshme ka përgatitur një foto-robot të vrasësit të mundshëm. Se deri ku ka mbërritur hetimi, Alsat kërkoi përgjigje edhe nga Prokuroria Publike e Strugës.

“Prokuroria Publike Themelore – Strugë po pret rezultatet e ekspertizave të urdhëruara, si dhe protokollin e obduksionit. Ndërkohë, në mënyrë intensive ndërmerren të gjitha veprimet për të zbuluar kryerësin e veprës penale-bëhet me dije nga Prokuroria Publike Themelore.

Ndërkohë edhe sot restoranti i Leku-t në plazhin Aqua Blu është i mbyllur. Dilaver Bojku u vra të hënën në mes të ditës. Në të deri më tani një i panjohur ka qëlluar me një plumb. Varrimi është kryer dje në fshatin Veleshtë./alsat-m