Ende asnjë gjurmë për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin të cilët tani 8 ditë po kërkohen nga policia për paraburgimin e tyre pas vendimit gjykatës supreme e cila vërtetoi vendimin e apelit.

Policia vazhdon ta hetojë se si Goran Grujevski ka siguruar pushimin mjekësor apo se me çfarë baze ish shefi i Drejtorisë së Pestë ka marrë vërtetim për mungesë nga puna, për shkak të sëmundjes.

Goran Grujevski për shkak të sië thuhej depresionit nuk është paraqitur as në seancën publike në Gjykatën e Apelit. Nuk përjashtohet mundësia që Grujevskin dhe Boshkovskin gjatë arratisjes ta kenë ndihmuar kolegë nga policia sekrete.

Tani për tani nga MPB-ja nuk ka konfirmim zyrtar nëse hetohet mundësia që ata të kenë marrë ndihmë logjistike nga sektori në DSK ku Grujevski me vite ishte shef. Ai dhe Boshkovski akuzohen për rastet “Fortesa” dhe “Target” përmes të cilave Specialja pritet të gjejë përgjigjen se kush ka përgjuar në mënyrë ilegale në Maqedoni.