Chris Coleman beson se Real Madrid është vendi më i mirë për Gareth Bale.  Por ai së fundmi është i lidhur me një largim dhe nuk është shumë popullor me tifozët në Bernabeo pas performancave të fundit. 28-vjeçari u vëshëllye nga tifozët në Bernabeu kur u zëvendësua në barazimin 2-2 të Realit ndaj Valencias.
United janë të interesuar me një ofertë afro 100 milionë paund, por menaxheri i Uellsit Coleman beson se Real Madrid mbetet vendi më i mirë për yllin e ekipit të tij.

“Gareth ka fituar tre medalje të arta në Ligën e Kampionëve. Askush tjetër nuk ka shkuar në një klub të huaj dhe ta bëjë këtë gjë. Absolutisht askush nuk mund të dyshojë në aftësitë e Bales”, përfundoi ai.