Marco Asensio, heroi i momentit te Real Madrid, injoron Paris Saint-Germain. Talenti spanjoll hedh poshtë çdo mundësi transferimi në klubin francez, i cili vendosi rekordin me blerjen e Neymar nga Barcelona për 222 milionë euro.

“Jo, faleminderit. Jam në vendin më të mirë, aty ku kam dëshirë të jem. Dhe do t’i jem përherë mirënjohës Real Madridit që vuri bast me mua”, deklaron 21-vjeçari për ABC.