Nuk ka shumë kohë që ata kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë
Madje për kohë rekord janë kthyer në çiftin më të diskutuar në mediet rozë.
Bëhet fjalë për këngëtarin Bruno dhe aktoren Arta Nitaj. Ata të dy “përrallën ” e tyre të dashurisë e kanë nisur që disa muaj por publike e kanë bërë që pak javë , transmeton Sovrani.info
Madje Arta dhe Bruno kanë tatuazhe të njëjta.
Si duket janë shumë të dashuruar sepse kanë vendosur që të marrin edhe një hap. Mos u ekzaltoni nuk po fejohen, thjesht Bruno do të lansojë shumë shpejt një baladë dhe pjesë e klipit do të jetë bukuroshja Arta Nitaj.
Sipas burimeve të Sovranit tashmë kanë nisur përgatitjet e para të klipit dhe Arta me Brunon do bëjnë namin.
Prisni shumë surpriza se ky klip do lërë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare