Me iniciativë të Shoqatës Draudacum, është stolisur me vepra arti zyra e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Punimet artistike janë vepra të krijuara nga artistët pjesëmarrës të Kolonisë Aritstike Gostivari – 2017.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkrahjen e gjithanshme të organizimit të Kolonisë Aritistike për vite me radhë, organizatorët për çdo vit Komunës së Gostivarit i dhurojnë punime nga Kolonia Artistike. Këtë vit, punimet u vendosën në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Drejtuesit e shoqatës, Reshat Ameti, Xhelil Rufati dhe Xhezair Shaqiri u kujdesën personalisht për vendosjen e veprave në muret e zyrës së Kryetarit.