Doni të largoheni nga arsenali i produkteve të flokëve dhe njëkohësisht të garantoni një shkëlqim Hollywood-i? Konsiderojeni të bërë.

Është stresuese që ne shpenzojmë shumë kohë dhe para për produktet e flokëve, dhe nuk kemi rezultatet që duam për pamjen tonë. Por përpara se të hidhni në tokë peshqirin tuaj mikrofibër, filloni të mendoni nëse i keni aplikuar këto produkte siç duhet.

Sipas Mark Townsend, parukieri i Ashley dhe Mary-Kate Olsen, Dakota Johnson, Cate Blanchett dhe të tjerëve, keqpërdorimi i produkteve të flokëve është diçka e zakonshme dhe mund të bëjë diferencë të madhe.

Fatmirësisht, stilimi i flokëve nuk kërkon shumë përpjekje, vetëm një rregullim të vogël. “Ajo çfarë unë shoh, është se femrat e mbajnë shishen e llakut shumë afër kokës” thotë Townsend.

“Është një produkt i lëngshëm, kështu që përpara se ta hedhim në flokë është e nevojshme ta mbajmë rreth 20-25 cm larg kokës”, shkruan Anabel. Aplikimi në distancë, mund të ndihmojë në shmangien e shpërndarjes së pabarabartë të produktit në flokë e cila e bën flokun të njëtrajtshëm dhe jo me disa zona të thata dhe disa jo.

Townsend këshillon: “ Unë u them klientëve të mi që nëse duan t’u shkëlqejnë flokët, mund t’i masazhojnë ato me dorë dhe të shpërndajnë masën; ju nuk keni nevojë për një produkt për të lyer majat e flokëve, por keni nevojë për një produkt të shpërndarë mirë në gjithë flokun”.