Arsenali e ka mposhtur 4:3 Leicester Cityn në ndeshjen e parë të Premierligës për sezonin 2017/18 ku shkëlqeu Granit Xhaka.

Arsenali e ka nisur me fitore zezonin e ri në Premierligë, duke e mposhtur 4:3 Leicester Cityn në stadiumin “Emirates”, ku skuadrat dhuruan spektakël për gjithë të pranishmit.

“Topçinjtë” dy herë e panë vetën në disavantazh, por ishin të etur për fitore dhe ia arritën falë dy gola të shënuar pas minutës së 80’të.

Alexandre Lacazette (2’), Danny Welbeck (45’), Aaron Ramsey (83’) dhe Olivier Giroud (75’) shënuan për Arsenalin, derisa për Leicester Cityn shënuan Shinji Okazaki (5’) dhe Jamie Vardy (29’ e 56’), për rezultatin përfundimtar 4:3.