Arsenali e ka mposhtur Chelsean për ta fituar Superkupën e Anglisë.

Arsenali i Arsene Wenger është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2017.

“Topçinjtë” mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1.

Golin për Chelsean në kohën e rregullt e shënoi Victor Moses, derisa për Arsenalin shënoi Sead Kolasinac.

Nga penaltitë për Chelsean dështuan Thibaut Courtois dhe Alvaro Morata dhe shënoi vetëm Cahill, derisa për “Topçinjtë” shënuan të gjithë, Walcott, Monreal, Chamberlain dhe Giroud.

Kështu Wengeri mposht në një finale Conte brenda vetëm pak muajsh, pasi në fund të sezonit të kaluar fitoi Kupën e Anglisë pikërisht ndaj “Bluve të Londrës”.

All Penalties HD – Chelsea (1-1) 2-5 Arsenal 06… by fififilive

https://www.youtube.com/watch?v=9qBUGOr5HM4