Ousmane Dembele brenda pak orësh pritet të bëhet futbollist i Barcelonës

Barcelona dhe Borussia Dortmund janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e francezit, Ousmane Dembele.

 Lajmi është konfirmuar nga Bein Sports, ku thuhet se Barcelonë do të paguajë 120 milionë euro dhe 30 të tjera bonuse.

Takimi final në mes të dy klubeve do të mbahet sot në Monaco dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi nga të dy skuadrat.

Dembele kështu do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neyymar, i cili për 222 milionë euro kaloi në Barcelonë.