Skuadra angleze Arsenal dhe ajo spanjolle Valencia kanë përmbyllur me sukses takimin e tyre.

Temë e takimit ishte mbrojtësi brazilian, Gabirel Paulista që pritet të rikthehet në La Liga.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Gabriel do t’i kushtojë Valencias 11 milionë euro.

Ky do të jetë një rikthim për brazilianin në La Liga, pasi më parë ai luajti për Villarealin ku në vitin 2015 u transferua në Londër.

Paulista nuk kishte arritur asnjëherë të jetë pjesë e rëndësishme e Arsenalit para mbrojtësve Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny.