BI’ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste të ndodhur dje kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo.

Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.