Biznesmeni nga Shkup, Lupço Palevski, është ndaluar sonte në stacionin policor me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, mëson Tv 24Vesti nga burime të PSP-së.

Sipas burimeve të njejta në PSP është nisur procedurë parahetimore për Palevskin. Nuk ka informacione se për cilën lëndë akuzohet, e as në cilin stacion policor është ndaluar i dyshuari.