Një i ri, shpërndarës droge,  është arrestuar në Tiranë pasditen e sotme, pasi është kapur me disa doza kokainë.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin “Seller”, ku është arrestuar në flagrancë :

– Kataldo Mulaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Image

Arrestimi

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se ai është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, i riu ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Për të, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyashuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, me peshë totale, 13 gramë.

– 2 aparate telefonike.

– Vlera monetare prej 128 900 Lekë (të rin)j dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike).

– Biçikleta

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit Penal.