Policia franceze ka njoftuar për arrestimin e një burri, i cili dyshohet se rrëmbeu vajzën 9-vjecare mbrëmjen e së shtunës në një dasmë.

Mediat e huaja zbulojnë se 34-vjecari, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur ishte mysafir në ceremoninë ku ishin të ftuar 180 persona.

Shtëpia e tij është nën vëzhgim, ndërsa vendndodhja e vajzës Maëlys de Araujo vazhdon të jetë e zhdukur, teksa hetimet vazhdojnë.

Dihet se vajza ishte me familjen në dasmën e kushëririt të nënës. Në 3 të mëngjesit, ndërsa vijonte festa,  vajza është parë nga disa dëshmitarë në një dhomë në të cilën ishin vendosur fëmijët në gjumë.