Pesëmbëdhjetë forca zjarrfikëse vullnetare, të dyshuar se kanë ndezur vatra zjarri për të përfituar nga fondi i ndërhyrjeve në rast dëmesh, u arrestuan në Sicili, njoftoi sot policia e Raguzës, në jug të Italisë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndezur vatra zjarri duke simuluar thirrje telefonike në drejtim të forcave të shpëtimit, vlerësuan hetuesit.

Duke i mundësuar forcave vullnetare për të përfituar në mënyrë abuzive pagesa të akorduara nga shteti italian, rreth 10 euro për orë në rast të situatave të emergjencës.

Pesëmbëdhjetë zjarrfikësit vullnetarë, të gjithë me origjinë nga provinca e Raguzës, në jug të Siçilisë u arrestuan për mashtrim me pasojë dëme të konsiderueshme, përcjell Atsh.

Një pjesë e tyre janë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Drejtuesi i forcave zjarrfikëse të provincës kishte pikasur një numër të pazakontë ndërhyrjesh nga ana e stafit të tij, dhe nisur nga ky fakt ka nisur menjëherë hetimin.