Gjithçka filloi me një foto që Armina Mevlani postoi në rrjetet sociale. Këmbët e saj dukeshin shumë të gjata, ndërkohë që ata që e njohin nga afër, e dinë se Armina nuk është shumë e gjatë.

Të gjithë filluan ta akuzojnë Arminën që modifikon fotot në fotoshop, ndërkohë që ajo replikoi duke thënë se nuk i ka modifikuar kurrë fotot e saj. Më pas ajo postoi një foto plazhi ku dukej që fundshpina e saj ishte shumë e sheshtë. Të gjithë u morën me fundshpinën e saj, ndërkohë që Armina replikoi përsëri duke thënë se e di që atë pjesë nuk e ka shumë të bukur, por e pranon veten siç është.

Kjo ishte edhe një provë që Armina nuk përdor fotoshop, sepse po të përdorte, do rë kishte zmadhuar pjesën që po i kritikonin. Tani, në çdo foto në profil që ajo poston, njerëzit merren me fundshpinën e saj.

Siç u bë puna, Arminës tani i intereson të mësojë fotoshopin, sepse njerëzit e duan thjesht perfekte. Sepse kështu është moda!!