Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj.

Në solemnitetin qendror sonte në orën 19:00 në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, në prani të përfaqësuesve të ARM-së, institucioneve shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ambasadave, shoqatave civile etj, do të ketë fjalim presidenti Gjorge Ivanov dhe ministra e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Presidenti Ivanov me Dekoratë për merita ushtarake do t’i dekorojë Komandat për trajnime dhe doktrina, Batalionin për nderime dje Batalionin e katërt të mekanizuar këmbësorik të ARM-së. Dekorata për merita ushtarake ndahet për merita të veçanta dhe për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e aftësisë mbrojtëse, ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për prezantim të suksesshëm dhe afirmim të ARM-së në kuadër ndërkombëtar.

Në fillim të festimit qendror nga kazerma “Ilinden” do të kryhet qitje nderi 10 zbrazje pushkësh nga armë artilerike.

Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërkaq, nga ora 9:00 deri në orën 19:00 do të hapet ekspozitë tërë ditoren e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje ushtarake e ARM-së. Gjatë ekspozitës do të kryhen edhe stërvitje nga ana e pjesëtarëve të regjimentit për qëllime speciale, batalioni për nderime dhe qendra për trajnim dhe trajnim të qenve.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së.