Ajo është një nga këngëtaret e reja shqiptare, e cila këtë periudhë është lakuar pafund për shkak të sukseseve të saj.

Turet e shumta, bashkëpunimi me Flori Mumajesin dhe klipi i këngës “I am sorry” janë vetëm disa nga arritjet e këngëtares bukuroshe Arilena Ara.

Këtë mëngjes në rrjete sociale ajo ka publikuar një foto ku tregon se sapo është zgjuar nga gjumi, duke u dukur më e bukur dhe në formë se kurrë.

Përveçse shumë e talentuar Arilena ka goditur edhe me pamjen e saj mjaft të bukur dhe shpesh “ujë dhe sapun”.