Shumë prej artistëve vendor, synojnë tregun ndërkombëtar atë treg që është i ‘ngjeshur’ me emra të rinj çdo ditë e më shumë.

Pas suksesit që arriti me këngën ‘Nëntori’ e cila kaloi kufijt, duket se këngëtarja Arilena Ara po sjell projekt ndërkombëtar.

Së paku, kështu ka lënë të nënkuptohet këngëtarja përmes disa postimeve në profilin e saj në Instagram.

Mbi secilën foto, Arilena ka vënë mbishkrimin “Më vjen keq” në gjuhën angleze, po ashtu edhe disa vargje në gjuhën angleze, që shton dyshimet se janë të shkëputura nga ndonjë projekt i ri.

“Kurrë nuk pashë shenja.. Si kam mundur të jem kaq e verbër? #MëvjenKeq

Për mua nuk ekziston më, më vjen keq” shkruan këngëtarja sipër fotografive.

Megjithatë, mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim nëse ka diçka në lidhje me projektet e reja nga këto postime të këngëtares.