Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj nuk ka qenë edhe shumë aktive gjatë verës me projekte muzikore.

Në fillim të këtij viti, ajo lansoi “Pse”, një këngë e cila u pëlqye shumë, ndërsa më pas angazhimi në familje, duket se e la pak larg nga puna për projektet e reja.

Megjithatë, ajo së shpejti pritet të sjellë edhe disa këngë të reja, ndër to edhe bashkëpunime.

Aktualisht, ajo është duke shijuar pushimet bashkë me familjen e saj: bashkëshortin dhe djalin, dhe si destinacion kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Ramosaj ka shfaqur trupin e saj atraktiv me bikini, duke rrëmbyer kështu vëmendjen e shumë prej ndjekësve të saj.

Ajo shquhet për format trupore dhe paraqitjet e saj, të cilat janë gjithnjë në trend me modën dhe me stil.