Futbollisti turk pritet të largohet nga Barcelona Arda Turan do që të kthehet tek Atletico Madrid, vetëm dy vite pasi u largua nga ‘Los Colchoneros’ në drejtim të Barcelonës. 30-vjeçari që ka humbur vendin në formacionin e katalanasve, sipas së përditshmes spanjolle Marca, ua ka bërë me dije drejtuesve të Barçës që dëshira e tij e vetme mbetet rikthimi tek Atletico. Megjithatë, për t’u plotësuar dëshira e tij, Arda duhet të presë deri në muajin janar, pasi që Atletico e ka të ndaluar të transferojë lojtarë deri në fund të vitit. Për ish-reprezentuesin e Turqisë ka shprehur interesim edhe Galatasaray, klub me të cilin Arda e ka nisur karrierën si futbollist.